Sot mbahet mbledhja për zgjedhjen e këshillit dhe kryetarit lokal të fshatrave Murgull, Terrnavicë, Reçicë, Sllatinë, Brecë, Dvorishtë, Pollatë, Potok dhe Zhiti.

Tubimi publik do të mbahet në shkollën “Shefki Latifi” në Pollatë dhe do të ketë këtë rend dite:

1. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit lokal të fshatrave

2. Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit lokal të fshatrave

Ftohen të gjithë banorët e fshatrave të theksuara në njoftim të marrin pjesë në tubimin publik të organizuar nga Komisioni për zgjedhjen e këshillave lokale.

VËMENDJE: Inkurajohen të gjitha gratë e këtyre lokaliteteve të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave lokale.