Lokale - eSIMy

Më 31 gusht 1971 lindi një nga figurat më të shquara të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit Bahri Fazliu.

Në këtë përvjetor, shumëkush e ka kujtuar dhe nderuar veprën e tij, ndërsa një urim të veçantë ia ka kushtuar nipi i tij, Fahri Fazliu, i cili përmes një postimi në Facebook shkroi:

“Heronjtë vetëm ditëlindje kanë. Sot, para 54 viteve, lindi njëri prej ideologëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit, Bahri Fazliu. Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata vetëm datëlindje kanë! Kosovës po i mungon shumë vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut”.

Bahri Fazliu ra heroikisht më 7 maj 1998 në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar Shqipëri–Kosovë–Mali i Zi, duke dhënë jetën për lirinë dhe bashkimin kombëtar.

“Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi! Ra për të mos vdekur kurrë! Lavdi Heroit të Kombit Bahri Fazliu!”, ka shkruar më tej Fahri Fazliu.

Bahriu është vëllai i heroit Fahri Fazliu, i cili më 2 nëntor 1989, bashkë me Afrim Zhitinë, ra heroikisht në përballje me forcat serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.