Argjentina dhe Anglia do të përballen sonte në një nga ndeshjet më të mëdha të Botërorit 2026, ku në lojë është një biletë për finalen e madhe të turneut.
Dy kombëtaret kanë arritur deri në këtë fazë pas një serie paraqitjesh të forta në eliminatore.
Argjentina vjen në gjysmëfinale pasi eliminoi Zvicrën me rezultat 3:1, ndërsa Anglia siguroi kualifikimin pas fitores 2:1 ndaj Norvegjisë.
Ndeshja pritet të zgjojë emocione të mëdha, pasi përballjet mes këtyre dy kombëtareve kanë histori të gjatë dhe gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv në mbarë botën.
Tifozët argjentinas shpresojnë në vazhdimin e rrugëtimit drejt mbrojtjes së titullit, ndërsa anglezët synojnë rikthimin në finalen e Botërorit pas shumë vitesh pritje.
Fituesi i kësaj sfide do të përballet në finalen e 19 korrikut me Spanjën, e cila mbrëmë mposhti Francën me rezultat 2:0 dhe u bë finalistja e parë e turneut.
Takimi mes Argjentinës dhe Anglisë fillon në ora 21:00 dhe transmetohet në RTK 1.






