Lokale - eSIMy

Sondazhi i krijuar nga RTV Dukagjini në të cilin pati sonte edhe debat mes kandidatëve për kryetar të Podujevës, ka nxjerr Shpejtim Bulliqin fitues të këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas këtij sondazhi në Facebook, 51.5 për qind e qytetarëve kanë votuar për Shpejtim Bulliqin (VV), 38.4 për qind e votave në këtë sondazh i ka fituar Nexhmi Rudari (LDK), kurse i fundit është radhitur Naim Fetahu i PDK-së me 10.2 për qind të votave.

Zgjedhjet për kryetar të Podujevës pritet të mbahen këtë të diele, ku do të garojnë tre kandidatë. Këto zgjedhje vijnë pas dorëheqjes së ish-kryetarit Agim Veliu, i cili u emërua ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike./Llapi.info