Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, ku u përballën përfaqësuesit e Këshillit Grevist me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo për shkak se Jasharaj, thotë se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas tij, kjo ka ndodhur edhe si shkak i fyerjeve dhe linçimeve, që sipas tij, po i bëhen nga pushteti.

“Në shëndetin tim ka ndikuar edhe fyerjet dhe linçimet që po më bëhen. Unë i thashë edhe kryetarit që të mos ia jap fjalën Dimal Bashës që është nxënës i dobët, sic shihet nga notat e tij, por si duket partia në pushtet e kishte dërguar që ta minoj angazhimin që e kemi bërë në atë komision. Edhe kjo ndikojë pak. Edhe në atë takim kam qenë keq me shëndet”, është shprehur Jasharaj për Klankosova.tv.

Tutje, ai i bëri qeverisë që të mos e ulë nivelin poshtë, teksa i bëri thirrje edhe vetë kryeministrit Albin Kurti, që ta mbrojë arsimin nga njerëz, siç i quajti ai, me nota 2 e që po e sulmojnë arsimin, duke aluduar kështu në deputetin e VV-së, Dimal Basha.

“Asnjë qeveri deri më tani s’ka bërë kaq shumë sulme ndaj SBAShK-ut. Është turp i qeverisë që e lejojnë Dimalin të na quajnë analfabetë”, është shprehur Jasharaj.