Feronikeli ka triumfuar për herë të tretë në histori të klubit trofeun e më të mirit në vend. Ekipi nga Drenas ka rikthyer titullin në shtëpi pas dy vitesh shëtitje në qytetet tjera të Kosovës.
Kështu Feronikeli barazohet me Besën sa i përket numrit të trofeve të fituar, gjithsej nga tre.
Ekipi më i trofeshëm në vend vazhdon të mbetet FC Prishtina me dhjetë tituj të fituar.
Gazetasheshi.com ua sjell më poshtë edhe listën e kampionëve të pasluftës.
Kampionatet – Skuadrat fituese nga pasluftja
1999-2000 Prishtina
2000-01 Prishtina
2001-02 Besiana
2002-03 Drita (Gjilan)
2003-04 Prishtina
2004-05 Besa (Pejë)
2005-06 Besa
2006-07 Besa
2007-08 Prishtina
2008-09 Prishtina
2009-10 Trepça
2010-11 Hysi
2011-12 Prishtina
2012-13 Prishtina
2013-14 Llamkos
2014-15 Feronikeli
2015-16 Feronikeli
2016-17 Trepça ’89
2017/18 Drita
2018 /19 Feronikeli






