Policia e Kosovës raporton se në fshatin Klinë të Epërme të Skenderajt është vjedhur një automjet dhe një viç.
“Dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë kanë raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur iu ka vjedhur automjeti i tipit Daimler Benz me targa vendore një viç nga stalla”, shkruhet në raportin e Policisë.






