Koordinatori i caktuar nga Qeveria “Hoti” për bisedimet Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni po qëndron në Paris ku është takuar me zyrtarë siç thotë ai të lartë të Francës. Përmes llogarisë në Facebook Hyseni ka treguar që në takimet me këta zyrtarë ka kërkuar pajtimin e Francës që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.
Hyseni theksoi se një marrëveshje me njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi mund të bëhet vetë në koordinimin Paris, Berlin, Washington.
Postimi i plotë:






