Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është votuar në parim projektligji për heqjen e homologimit.

Me këtë votim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.

Heqjen e homologimit e ka bërë të ditur në Facebook edhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.

“S’ka më homologim të veturave në Kosovë. Sapo e miratuam Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, që parasheh heqjen e homologimit. Plaçkitjes dhe grabitjes i erdhi fundi”, ka shkruar ai./Llapi.info