Lokale - eSIMy

Në fshatin Godishnjak të Podujevës në rrugën “Esat Berisha”, janë ndalur punimet me t’u nisur, njofton Llapi.info

Ndaljen e tyre e kanë kundërshtuar banorët e kësaj ane. Ata thonë për Llapi.info se shkaku i buxhetit të pamjaftueshëm ka bërë që kjo rrugë të jetë ende e zhytur në lloç.

“Rruga është kanë në projekt ka filluar me punu u ndërpre për shkak qe s’ka financa të mjaftueshme. Kjo rrugë është hequr prej projektit dhe është futur një rrugë tjetër”, ka thënë një banor me anë të një mesazhi në kushte anonimiteti.

Sipas tyre, në këtë pjesë jetojnë shumë familje, ndërsa kur ka reshje rruga bëhet e vështirësuar, e shpeshherë edhe e pakalueshme.

Ndryshe, kritika për punimet e rrugëve në Komunën e Podujevës, ka dhënë opozita. Kryetari i LVV në Podujevë, Bajram Ajeti ditë më parë në një postim në ‘Facebook’, ka thënë se punimet e rrugëve po bëhen ‘shkel e shko’./Llapi.info

Më poshtë fotot: