Spitalet kosovare vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave dhe të materialit shpenzues, me ç’rast pacientët po detyrohen të njëjtat t’i sigurojnë në barnatoret private.

Nexhmi Havolli, pacient i njërës nga klinikat e QKUK-së, thotë se edhe barnat e listës esenciale po detyrohen t’i blejnë vetë.

“Kam ardhur të bëj një kontroll në spital. Me disa barna kemi problem shumë, sepse po duhet t’i blejë vetë pacienti”.

“Mjekët po thonë se nuk ka dhe po duhet vetë të dalim për t’i marrë. Është shumë telashe me barna. Ne jemi pensionistë dhe po na kushtojnë shumë shtrenjtë, por çfarë të bëjmë. Për shëndet po duhet të gjitha t’i i sakrifikojmë e t’i blejmë barnat”.