Nga data 26 nëntor deri sot janë shënuar mbi 1 mijë lëkundje tërmeti, por këto janë me ritme më të ngadalta dhe në tërësi aktiviteti sizmik është drejt relaksimit, thotë sizmologu i Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Nushi.
Në një prononcim për Ora News, Nushi thotë: Aktiviteti sizmik ka përvijuar por me ritme më të ngadalta.
“Kemi theksuar se do të ketë dhe magnitude dhe mikrotërmete që e kalojnë pragun e ndjeshmërisë. Kjo sepse zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës. Në tërësi aktiviteti është drejt relaksimi dhe magnitudat janë gjithmonë e më të ulëta. Në terma mesatarë magnitudat kanë ardhur duke u ulur”, tha ai.