Reshjet e shumta të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në shumë fshatra të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Përveç Pakashticës, Peranit, Obrançës, Kërpimehit, situatë më e rëndë po del të jetë në fshatin Dobërdol të kësaj komune.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info nga rruga “Skender Gashi”, shihet se uji ka mbërritur gjer në pragje të shtëpive.

Më poshtë pamjet: