Këshilli i Prindërve i Kosovës ka thënë se situata në arsim është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike.

Përmes një postimi në Facebook, ky Këshill thotë se në situatën aktuale ku fëmijët nuk shkojnë në shkollë, të gjithë prindërit duhet t’i marrin disa hapa.

“Të kërkohet furnizimi me libra i të gjithë fëmijëve përmes prindërve nga të gjitha shkollat në Kosovë qysh nesër (më 12 shtator).Prindërit të fillojnë takime të rregullta ditore nëpër hapësirat shkollore ose kudo është e mundur, me qëllimin e vetëm marrjen e veprimeve për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të tyre.

Prindërit të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes platformave digjitale në internet të ofruara nga MASHT, Youtube, eShkollori e të tjera.Prindërit të koordinohen dhe bashkëpunojnë me mësimdhënësit që duan të zhvillojnë mësim në distancë përmes platformave në internet për ta realizuar sa më mirë procesin mësimor.

Në shkollat ku është e mundur, ditëve në vijim prindërit t’i çojnë për një orë fëmijët për t’u takuar me shokët e shoqet e klasës”, thuhet në njoftimin e tij.

Postimi i plotë:

Të nderuar prindër e të nderuar kujdestarë,Këshilli i Prindërve i Kosovës i ka ende kapacitet shumë të kufizuara të veprimit, andaj energjitë tona maksimale i kemi vendosur në drejtim të deklarimit publik për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve tanë për kujdesje, edukim e arsimim publik të plotë, të pakufizuar e të dinjitetshëm.

Kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike.

Në situatën aktuale, kur fëmijët tanë vazhdojnë ta kenë të pamundësuar vijimin e procesit mësimor, ne këshillojmë që secili këshill i prindërve nëpër shkollat e Kosovës, apo edhe prindër të paorganizuar, të fillojnë t’i marrin hapat në vijim:Të kërkohet furnizimi me libra i të gjithë fëmijëve përmes prindërve nga të gjitha shkollat në Kosovë qysh nesër (më 12 shtator).

Prindërit të fillojnë takime të rregullta ditore nëpër hapësirat shkollore ose kudo është e mundur, me qëllimin e vetëm marrjen e veprimeve për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të tyre.Prindërit të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes platformave digjitale në internet të ofruara nga MASHT, Youtube, eShkollori e të tjera.

Prindërit të koordinohen dhe bashkëpunojnë me mësimdhënësit që duan të zhvillojnë mësim në distancë përmes platformave në internet për ta realizuar sa më mirë procesin mësimor.

Në shkollat ku është e mundur, ditëve në vijim prindërit t’i çojnë për një orë fëmijët për t’u takuar me shokët e shoqet e klasës.

I lusim edhe të gjithë vullnetarët që kanë kapacitete për të ndihmuar mësimin në distancë të kontaktojnë me Këshillin e Prindërve të Kosovës ose këshillat e prindërve nëpër komuna ose shkolla.

Dashurinë dhe mundin tonë të pakushtëzuar ta bashkojmë për fëmijët tanë!