Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të konferencës dyditore “Nga paqja në prosperitet – Transformimi i shoqërisë kosovare përmes lidershipit të mirë”, e cila po mbahet në Prishtinë.
Në këtë konferencë të organizuar nga MAShT dhe Fondacioni Kosovar i Lidershipit, po marrin pjesë ekspertë dhe udhëheqës vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe udhëheqës dhe mësimdhënës të dy universiteteve të njohura amerikane: Universitetit “James Madision” dhe “Mercer”.
Ministri Bytyqi këtë konferencë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme, ndërsa tha se lidershipi dhe një udhëheqës i mirë është me rëndësi të veçantë për secilin dikaster dhe secilën fushë.
“Udhëheqësit e mirë të sistemit arsimor e kanë një rëndësi të dyfishtë, sepse përveç përgjegjësisë për të udhëhequr një institucion nga ai i më i larti, deri te më i ulëti, ata kanë përgjegjësinë edhe për të përgatitur lidership”, tha Ministri.
Bytyqi tha se Kosovës i duhen drejtorë të mirë të shkollave, rektorë të universiteteve e kolegjeve që bëjnë gara për të qenë më të mirët, por edhe udhëheqës të mirë brenda ministrisë që hartojnë politika të mira dhe të sigurta, dhe në këtë mënyrë ua lehtësojnë punën edhe udhëheqësve në institucionet e arsimit.
Sips një komunikate të MASHT, Duke folur për politikat që po harton MAShT, ministri Bytyqi theksoi se së shpejti do të bëhet publike mënyra se si do të zgjedhen drejtorët e shkollave, ndërsa tha se së bashku me partnerë ndërkombëtarë, po punohet që edhe në arsimin e lartë të hapen mundësi që të kemi liderë që munden dhe dinë të udhëheqin sistemin arsimor.