Lokale - eSIMy

Beograd, 28 janar – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me presidentin slloven, Borut Pahaor, deklaroi se gjithnjë e më pak njerëz në Serbi dëshiron zgjidhje për Kosovën dhe se shumica konsideron se është mirë që të mbetet kjo gjendjë që është tash, porse druan se do të jetë gjithnjë e më keq nëse nuk gjendet tash një kompromis. Kështu e citon Vuçiqin agjencia serbe e lajmeve FoNet, transmeton Koha.net.

Duhet t’i kuptojmë edhe interesat shqiptare, por edhe bota i ka dëshirat e saj, është shprehur Vuçiq në konferencën para gazetarëve, duke shtuar se është ngushtuar hapësira për arritjen e kompromisit, meqë të gjithë janë kundër saj (zgjidhjes me kompromis – v.j), ndonëse as që e kanë parë.