Vendimi i Qeverisë për vendosjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja ka bërë që importi të shënoj rënie.
Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Isa Krasniqi i tha Ekonomia Online se ka rritje të importit dhe eksporti me disa shtete të tjera fqinje, ndërsa me Serbinë ka rënie të jashtëzakonshme të importit.
“Kryesisht edhe importi edhe eksporti është i lidhur për në vendet e BE-së, dhe pastaj normalisht që diferenca në momentin e vendosjes së taksës, janë evidente, për arsye se kemi një rënie të jashtëzakonshme të importit me fqinjët verior dhe poashtu kemi një reflektim të rritjes edhe të importit dhe eksportit me disa fqinjë të tjerë”.
Kur foli për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), tha se u është kërkuar që të prodhohen sa më shumë statistika zyrtare dhe indikatorë në mënyrë që analizat dhe politikbërja të ketë mundësi të zhvillohen në bazë të fakteve.
“Sa i përket dokumentit si MSA, statistikat janë në kapitullin e 18-të dhe ne e kemi një rol të rëndësishëm në procesin e obligimeve evropiane si Agjenci e Statistikave, ku edhe nga ne kërkohet që të prodhohen sa më shumë statistika zyrtare dhe indikatorë në mënyrë që analizat dhe politikëbërja të ketë mundësi që politikat, programet dhe strategjitë t’i zhvillojë në bazë të fakteve dhe ne në raportin e progresit si ASK, jemi vlerësuar mirë, për arsye se potencohet një progres i realizuar në fushën e statistikave