Në sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re mbetën të vrarë 50 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Pas këtij akti i cili është edhe më i madh në histori të Zelandës, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, ka vizituar familjarët e të vrarëve të komunitetit mysliman. Australianin Brent Tarrant ajo edhe e ka quajtur kriminel.
Në këtë vizitë, kryeministrja me shami në kokë, u premtoi familjeve të prekura se do t’ua heq shpenzimet mortore, dhe do t’u ndihmoj financiarisht për aq sa kohë iu duhet, transmeton Llapi.info
Aktin e dënuan të gjithë krerët e shteteve të fuqishme, ndërsa Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duke shprehur keqardhje, kryeministren Ardren e pyeti për mbështetjen që mund të ofrojnë SHBA-të. Por, përgjigja e saj ishte epike.
“Simpati dhe dashuri për të gjitha komunitetet myslimane”, iu është drejtuar ajo Presidentit Trump.
Ndërkohë, komisioneri i Policisë në Zelandë të Re, Mike Bush ka thënë se ky akt llogaritet si masakra më e madhe në historinë e këtij vendi në 30 vitet e fundit./Llapi.info






