Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, thotë se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga premtimet e pafundme sa i përket heqjes së vizave.
Simmons ka replikuar në Twitter në cicërimën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ku ajo kërkoi nga BE-ja që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.
“Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do ta rikthejë kredibilitetin. Fjalët janë të pamjaftueshme më”, ka shkruar Simmons.
The people of Kosovo are tired of the endless promises. Only action will restore credibility. Words are no longer enough. https://t.co/1RMeSLwREM
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) July 18, 2022
Ndryshe Bashkimi Evropian dje ka hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo është parë si momentum që BE-ja të marrë vendim edhe për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës






