Lokale - eSIMy

Serbët nga veriu i Mitrovicës nuk do të pajtohen me integrimin e dhunshëm me Mitrovicën jugore.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq duke komentuar mbi nismën për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

“Serbët nga pjesa veriore e Mitrovicës nuk do të pranojnë integrimin e dhunshëm në asnjë sistem, sepse askush nuk do që ta ndryshojë diçka që është e mirë dhe kualitative me diçka që nuk funksionon”, tha ai për TV Pink, transmeton Klan Kosova.