Igor Simiq nga Lista Serbe ka përsëritur se kjo parti nuk do të kthehet më në Kuvendin e Kosovës.

Kjo deklaratë e tij vije si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Memli Krasniqit të PDK-së, i cili ka thënë se serbët do të kthehen në Kuvend pas disa ndryshimeve në polici, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Qëndrimi që u tregua ndaj popullit serb dhe ndaj përfaqësuesve serbë atë ditë në Mitrovicë të Kosovës është tregues i qeverisë komplete ndaj Listës Serbe dhe serbëve. Ne në një qeveri të tillë s’mund të kthehemi”, ka thënë Simiqi.

Ai është shprehur se pret që në Kosovë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se gjithçka që tani po ndodh, përfshirë edhe deklaratën e Memli Krasniqit, paraqet përgatitje për pozicionim para zgjedhjeve.

“Ne nga këto zgjedhje nuk druajmë. Fituam më shumë se 90 për qind të votave të serbëve në Kosovë, ndërsa nëse vërtet shpallen, do të fitojmë edhe më shumë”, ka thënë Igor Simiqi.

Ai gjithashtu vëren se, pas daljes së Srpska’s nga Qeveria, partitë shqiptare po homogjenizohen.

“Ne në mbledhjen kur dolëm thamë qartë se prej atij çasti jemi në opozitë, por i thirrëm edhe partitë tjera që të prononcohen dhe të dëshmohen si opozitë me atë që do të votojnë kundër pushtetit. Por, kjo s’po ndodh, ndërsa partitë shqiptare po afrohen”, ka deklaruar Simiq.