Atletico Madrid thuhet se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Diego Simeone për të zgjatur kontratën e tij edhe për dy vute. Trajneri i ka kërkuar klubit të nënshkruajë me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sipas gazetës AS, gjatë ditëve të ardhshme, Simeone do të nënshkruajë një kontratë të re me Atleticon, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2024.

Kontrata aktuale e ‘El Cholo’ do të skadojë në qershor të 2022, por Miguel Angel Gil ka negociuar një zgjatje dyvjeçare me Natalia Simeone, motra dhe agjentja e trajnerit argjentinas.

Marrëveshja e re është në fuqi me vetëm disa gabime të vogla për t’u zgjidhur para se të nënshkruhet. Qëllimi ishte gjithmonë të bihej dakord për kushte të reja me trajnerin si një demonstrim i besimit që klubi ka pasur në Simeonen që kur ai u kthye në dhjetor 2011.

Asnjëherë nuk kishte ndonjë mundësi që Atletico dhe Simeone të prishnin aleancën e tyre. Së pari sepse ‘El Cholo’ nuk ka marrë oferta nga klube të tjera dhe gjithashtu sepse Miguel Angel Gil nuk e ka konsideruar ndërrimin e trajnerit.

Gil Marín ka qenë gjithmonë i bindur se Simeone ka më shumë për të dhënë klubin dhe u tregua i drejtë kur vazhdoi me trajnerin, pasi fituan titullin në La Liga këtë sezon, duke mposhtur në garë klubet e mëdha, Real Madrid dhe Barcelona.

Megjithatë, me vazhdimin e kontratës, Simeone thuhet se ka pasur edhe një kërkesë transferimi nga drejtuesit e klubit.

Simeone ka kërkuar që klubi të nënshkruajë me yllin e Interit, Lautaro Martinez.
Atletico do të përpiqet të bëjë më të mirën për të përmbushur kërkesën, por do të jetë një operacion i vështirë sepse Interi kërkon 70 milionë euro për sulmuesin argjentinas.