Ka ardhur për t’i bërë analizat e fundit, para se të niset për në Zagreb të Kroacisë për t’iu nënshtruar operimit për shkak të sëmundjes së deformimit kurrizor.

20 mijë eurot e nevojshme për shërimin e saj, tashmë janë siguruar pas raportimit të Tribuna Channel.

Ajo përveç televizionit, i falënderon të gjithë ata që kontribuuan që ajo nesër të duket sikur shoqet e saj, një ëndërr e kamotshme.

I lumtur po ndihet edhe babai i saj.

Ai falënderoi të gjithë ata që ndanë një pjesë të mirëqenies së tyre për të bërë heqjen e brengës më të madhe jetësore që e kishte pasur.

Mehmeti kërkoi nga të gjithë ata që kanë mundësi që të kontribuojnë edhe në rastet e tilla sikur i vajzës së tij.

Per me shume ndiqeni videon e plote: