Sigurimi i automjeteve të Policisë së Kosovës ka rënë në “radarin” e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Ky institucion ka konstatuar shkelje ligjore në këtë tender që synonte t’i “pajiste” automjetet e Policisë me sigurim.

Vendimi i Gjykatës së Tenderëve e ka shtyrë edhe për një kohë këtë proces dhe rrjedhimisht i ka lënë të “bllokuara” automjetet e këtij institucioni, për të cilën gjë “Koha Ditore” ka raportuar në fillim të kësaj jave. Ky aktivitet i prokurimit kishte nisur më 29 mars të këtij viti, ndërsa hapja e ofertave ishte bërë më 8 maj 2019.

Rreth një muaj më vonë (7.6.2019) ishte publikuar data e vendimit të Autoritetit Kontraktues (Policia e Kosovës) për dhënie të kontratës. Kundër këtij njoftimi kishte qenë operatori ekonomik “Sigal Uniqa Group Austria”, i cili më 11.6.2019 kishte bërë ankesë për rishqyrtim tek Autoriteti Kontraktues.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)