Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka treguar se në arkivat e Sigurimit të Shtetit e ka parë dosjen me dokumente që tregojnë se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte përgjuar për 20 vjet.

Fevziu tha se Rugova ishte përgjuar nga Sigurimi i Shtetit komunist edhe gjatë dy vizitave që i kishte bërë në Shqipëri.

“Në Arkivat e Sigurimit të shtetit gjendjet dosja me dokumentat se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në dy vizitat në Shqipëri”, ka shkruar Fevziu në Instagram.