Në mënyrë vullnetarë qindra shqiptarë mbrojtën kufirin e Kosovës më Serbinë në fshatin Herticë të Podujevë gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Llapi.info.
Familjarët e tyre rrëfejnë për Tëvë 1, historinë e rezistencës së tyre disa vjeçare në mbrojte të atdheut.
Arif Islam Muqolli u vra në pikën kufitare më Serbinë, në fshatin Herticë duke mbrojtur atdheun së bashku më qindra shqiptarë të tjerë.
“Një njëri që iu përkushtua mbrojtjes së vendit, kishte një shkakthësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe fizike dhe duke pas parasysh se e njihte pikat strategjike ai ishte i angazhuar edhe në vendosjen e vullnearëve në pikat më të ndjeshëm të mbrojtjes së kufiri”, rrëfen njëri nga familjarët e tij, Raif Muqolli./Llapi.info






