Të shtunën mbrëma reperi Azet ka mbajtur një koncert në Vjenë.

Pas mbarimit të koncertit është sulmuar eskorta e reperit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga menaxheri Jetmir Agaj.

Agaj tha se ndaj sulmit janë përgjigjur edhe ekipi i sigurimit.

“Jemi penguar kur kemi dal nga koncerti me makina. Dhe siç i keni parë në video janë përgjgjur edhe nga jonë. Por, nuk kemi pasur kontakte fizike”- tha Agaj.

Është raportuar se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Nuk dihet akoma arsyeja e këtij incidenti, njofton Klankosova tv.