Një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro është konfiskuar në fshatin Sfeçël të Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se kjo kartëmonedhë është kapur në një market, ku një person fillimisht kishte shkuar për të blerë diçka me to.
“Fshati Sfeqël, Podujevë 06.09.2022 – 21:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një klient në marketin e tij ka tentuar të paguajë me 100 euro para të falsifikuara, pasi punëtori ka dyshuar, personi NN ka paguar me para të tjera dhe e ka lënë kartëmonedhën e dyshuar në dyqan. Kartëmonedha e dyshuar është sekuestruar për ekzaminim”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info