Lokale - eSIMy

Procesi i votimit në Komunën e Podujevës e Podujevës është duke u mbajtur dhe sipas menaxherëve të tri qendrave më të mëdha të votimit, atë në shkollen Ekonomike, Teknike dhe Gjimnaz deri tani procesi është duke u mbajtur në rregull.

Sipas drejtorëve të cilët njëherësh janë edhe menaxher të këtyre qendrave të votimit nuk ka pasur ndonjë parregullsi të madhe.

Menaxheri i qendrës më të madhë në Podujevë atë në shkollën Ekonomike Florim Zeqiri tha se deri në ora 14:00 kanë votuar 17.5% të votuesve ose 12.000 votues prej 21.000.

“Kjo është qendra më e madhe në Komunën e Podujevës ku kemi 14 vendvotime ku votimi është më i madh nga qytetarët e Kosovës. Ne i kemi 12.000 votues brenda kësaj qendre. Paradite ka qenë fluksi më i vogël ndërsa tani më mirë. Rreth orës 14:00 ka qenë votimi 17.5%. 21.000 votues deri në ora 14:00. Nëse marrim parasysh numrin e votuesëve, përqindja është tepër e ulët në raport me qytetarët për të votuar. Mendoj që në orët e pasdites do të rritet edhe më shumë. Që nga mëngjesi nuk ka pasur dicka që ja vlen të theksohet ndërsa kërkesa dhe ankesa të vogla ka pasur në gjetjen e emrave, me letenjoftim të skaduar. Specifike interesante ka qenë qe kanë pasur gjurmë në gishtërinjtë e tyre të cilëve u është marrë e drejta e votimit.”, tha Zeqiri.

Menaxheri  i qendrës së votimit në Gjimnazin Aleksandër Xhuvani Naim Salihu tha deri në ora 14:00 në këtë qendër kanë votuar 943 votues apo 27% prej 3.600.

“Deri në ora 15:00 janë 943 votues në këtë qendër që janë në përqindje 27% që kanë votuar. Votues i kemi 3.600. Duke marrë parasysh herave të tjera ky numër premton që do të ketë edhe më shumë. Këtë proces deri më tani nuk kemi asnjë parregullsi”, tha Salihu.

Ndërsa menaxherja e qendrës së votimit në shkollën Teknike në Podujevë, Vlora Ceraaj Hajdini tha shkurt se deri procesi ka ecur në rregull dhe nuk ka pasur parregullsi.

“Ne i kemi 5 qendra të vendvotimit të hapura deri tani ka ecur gjithçka në rregull. Parregullësi nuk ka pasur, cdo gjë ka shkuar në rregull”, tha Hajdini.

Deri më tani në komunën e Podujevës kanë votuar mbi 26% e votuesve.