Valentin Balaj 26-vjeçar është vrarë mbrëmë në Klinë. Sipas familjes së tij, dorasi është vëllai i vajzës me të cilën një nga vëllëzërit ishte në lidhje dashurie për dy vite.

Dhimbja ka kapluar familjen Balaj nga Rigjeva.

Djali i tyre, Valentini që u plagos një natë më parë në Klinë, ka vdekur të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

26 vjeçari, që la pas vetes gruan dhe një vajzë dyshohet se u vra nga dikush që familja e njihte.

Reklamë

Kështu thotë vëllai i viktimës, Valoni.

Sipas tij për shkak të disa konflikteve që kanë pasur familjet në mes vete, vëllai i tretë i tyre Edisoni dhe e dashura e tij ishin ndarë me marrëveshje.

Por, Valon Balaj tha se Valentini një ditë më parë u vra tradhëtisht pasi e kanë telefonuar se gjoja do ta japin pajtimin për lidhjen e dashurisë.

I dyshari për këtë vrasje, F. Deliu është arrestuar nga Policia e Kosovës ndërkaq me zbardhjen e këtij rasti po merret edhe Prokuroria në Pejë.

Valentin Balaj, është varrosur të enjtën pasdite.