Lindtrim dhe Fidan Gashi, dy djemtë e ish-deputetit të PDK-së, Latif Gashi, janë arrestuar pasditen e së mërkurës në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në një përleshje fizike.

Pas raportimit në media, ish-deputeti i PDK-së, Latif Gashi ka treguar për Indeksonline se si ka rrjedhur ngjarja duke dhënë opinionin e tij se pse djemtë e tij janë të pafajshëm në këtë rast.

“Djali jem, Fidan Gashi ka qenë duke kaluar tek Rruga B, kur një automjet i ka dalur para duke i shkaktuar aksdient. Edhe në raportin policor konfirmohet që djali im nuk ka qenë fajtor, por personi tjetër. Djali im ka dal prej veture i shqetësuar sepse me vete e ka patur edhe djalin 10 vjeçar në veturë. Pala tjetër nuk e ka shpreh as keqardhjen më të vogël për rrezikimin e jetës që ka shkaktuar, përkundrazi e ka thirrur vëllaun e tij.

Në ato momente aty ka ndodhur edhe një aksident tjetër komunikacioni ku janë lënduar tre-katër persona që ka shkaktuar një një konflikt tjetër në vendngjarje. Djali im e ka evituar një rrahje dhe ia ka dhënë ndihmën e parë një fëmiu të lënduar në aksident. Aty e ka pa edhe veturën e vëllaut, pra djalit tim Fidanit. Shihet edhe në videot e publikuara se si një person me bluzë të bardhë e sulmon djalin tim në prezencë të policëve. Edhe dëshmitarët kanë thënë se pala tjetër ka nxitur dhunë.

Unë sot kam kontaktuar prindërit e atyre dhe dy personat në fjalë të cilët e pranojnë se kanë qenë fajtor në aksident. I tërë rasti ka qenë i momentit, paparamendim dhe të dy palët nuk janë njoft asnjëherë më përpara. Ne si familje, bashkë me familjen e personave në fjalë e kemi mbyllur këtë rast. Djemt e mi janë ndaluar padrejtësisht ngase nuk janë fajtor në aksident dhe as nuk e kanë inicuar problemin” ka thënë Latif Gashi.