Si rezultat i një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” më konkretisht në kilometrin e 56-të, ka vdekur një person dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime.

Ky aksident me fatalitet ka ndodhur në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë, derisa në vendin e ngjarjes siç ka dhënë detaje policia, kanë dalë edhe njësitet e tjera relevante.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./Express