Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi ditë më parë në Gjakovë.
Pas shoferit të autoambulancës, sot edhe mjeku Mentor Salihi që gjendej në të ka ndërruar jetë.
Aksidenti i rëndë kishte ndodhur në lagjen Dardania (Piskotë), mes autoambulancës dhe një veture te tipit Golf.
Në mjetin e ambulancës kanë qenë vozitësi Skofiar Gjini, i cili ka ndërruar jetë, doktori Mentor Salihu, infermieri Faton Brahimaj dhe pacienti Zef Dula.