Lokale - eSIMy

Në Podujevë disa persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një shtëpie dhe ia kanë vjedhur rrethojën e oborrit rreth 35 metra, raporton Llapi.info.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gërdoc të kësaj Komune. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ani pse nuk ka dhënë detaje të hollësishme.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë dhënë zjarrin shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur rrethojën e oborrit në gjatësi rreth 35 metra”, thuhet në raportin policor./Llapi.info