Lokale - eSIMy

HISTORI E PASHKRUAR

Burr e grua në mbrojtje të kufirit (1941-1944)

Avdi Demir Raçi dhe Zyma (Maqastena) Raçi


Për luftrat dhe trimerinë e treguar të llapianëve në mbrojte të kufrit, në të gjitha etapat kohore është folur shumë, madje edhe është shkruar, po për opinionin është shumë pak i njohur guximi heroizmi dhe kontributi i bashkëshortëve Zyma dhe Avdi Raçi që dhanë për mbrojtjen e kufirit, gjegjësisht pragut të shtëpise gjatë viteve 1941-1944, apo hudutit me Serbinë siç quhej atëhere.

Avdi Demir Raçi lindi në fshatin Shamalluk, komuna e Podujevës në vitin 1898. Prindërit e Avdiut Demiri dhe Zyla kishin katër djemë: Salihu, Sejdia, Avdia dhe Miftari (Tali).

Familja Raçi që më vonë mori mbiemrin Demiri ishte dëbuar me dhunë në vitin 1878 nga fshati Raç i Toplicës, rrethi i Kurshumlisë.

Raçët ishin vllzëri bukur e madhe, disa prej tyre vendosën në fshatin Bellopojë, komuna e Podujevës, disa në Podujevë e familja e Demirit vendosët në fshatin kufitar Shamalluk me bindje dhe shpresë se një ditë do të kthehet prap në vendlindje.

Fshati Shamalluk ishte i populluar i tëri me Muhaxhir të Toplicës.

Thuhet se ata u vendosën në këtë fshat kufitar me shpresë se do të kthehën prap në vendlindjet e tyre dhe të jenë sa më afër.

Në këtë fshat u rritën shumë djemë që asnjëherë nuk u pajtuan me regjimet pushtuese, disa prej tyre ishin aktiv në lëvizjet kaçake. Shumë herë përjetuan terror dhe dhunë. Ska dyshim se më e rënda ishte ajo e luftës së fundit kur forcat paralimitare dhe ushtarake serbe ekzekutuan afër shtëpisë së tyre nënën Rabë Sejdiu dhe katër djemët e saj, Ruzhdiun, Nazmiun, Vehbiun dhe Mehdiun.

Demiri preferonte bjeshkën, qoftë me bagëti e shpesh edhe për qef. Dilte në kodrën e afërt që i ipte një pamje të thellësisë gjeografike përtej kufirit andej nga vendlindja dhe mallëngjehej, ulej, të rrahurat e zemrës i shpetoheshin dhe mbante shiqimin në malët, fushat, tokat e asaj ane dhe i dukej se dielli nuk rrëzon askund më tepër se atje.

Meditonte i kujtonte pronat që kishte lënë, i kujtonte ditët e rinisë, varrët e të parëve dhe rënkonte, rënkonte thellë sa mëndonte që edhe Zoti po e ndëgjon dhe shpresonte, shpresonte…

Kjo gjendje emocionale dhe gjendja e vështirë ekonomike ja rënduan shëndetin dhe shpejt vdes. Pas vdekjës së Demirit familja Raçi mbeti në gjendje të rëndë ekonomike. Vëllau i madh i Avdiut, Selimi për një pagesë shumë simbolike kishte shkuar bedel në Ushtrinë Turke prej nga nuk u kthye më kurrë!

Tër vllëzërit Raçi: Sejdiu, Avdiu dhe Miftari që në popull njihej me emrin Tali u rritën nën përkujdesjen e nënës Zylë. Me kalimin e kohës ata u burruruan sidomos Avdiu shfaqte një aftësi intelekutale edhe pse i paarsimuar dhe posedonte fizik dhe shkathtësi fizike të jashtëzakonshme.

Rrefimet për të kaluaren familjare dhe popullit shqipëtar në përgjithësi ndikun në formimin e tij patriotik, kombëtar dhe atdhedashës. Këtë ndjenjë dhe virtyt i forcuan edhe më tepër bashkëfshatarët dhe miqësitë e reja që kishte formuar me familjet Maqastena, Visoka, Fana etj.

Viti 1941 dhe pushtimi gjerman , Avdi Raçin e gjeti në vendlindjen e tij fizikisht të pjekur dhe të shkathët, intelektualisht të ngritur me virtyte të larta kombëtare dhe nacionale.

Kërkesës së kohës për formimin e elementit vullnetar për ruajtjen e kufirit apo hudutit siq quhej atëherë i përgjigjet me shumë vullnet, guxim dhe besushmëri,duke marrë edhe përgjegjësi organizative dhe udhëheqëse. Kësaj kërkese iu përgjigjën me shumë devotshmëri të gjithë burrat dhe djemët e fshatit Shamalluk, si vllëzërit Raçi, vllëzërit Sejdiu: Osmani, Brahimi dhe Rrahimi, Vllëzërit Aliu: Zeneli, Januzi me djalë, Sallahun, Murseli, Hyseni, Brahimi me djemë: Syla, Rizahu, Namani, Rrahmani të cilët edhe ditën edhe natën së bashku me shumë vullnetar të fshatrave për rreth ishin në kufi në vijën mbrojtëse të fshatit, që kishte një vijë të gjatë, disa kilometra, e që fillonte nga Gryka e Vasilefcit,  Kulla e Herticës e deri te fshati Miroc.

Mëqë Gryka e Vasilevcit ishte pikë tejet strategjike-ushtarake ngase përshkohet me rrugë që lidh fshatrat e brendisë së Serbisë  me ato të Kosovës dhe gjithmonë paraqiste rrezik për dëpërtimin e grupeve çetnike në territorin e Kosovës për të ushtruar dhunë e që disa herë kishin provuar. Në një rast fatkeq ne pranverën e vitit 1942 kishin arritur që fshehurazi të dëpërtojnë në fshatin Shamalluk dhe deri sa Hysen (Shaban) Aliu- Shamalluku ishte duke lavruar bashqen e tij shumë afër shtëpisë me bashkëshorten e cila iu printe kieve dhe ai e mbante pllugun nga thellësia e malit kërset pushka me që rast goditet për vdekje Hysen (Shaban) Aliu duke lënë bunjak dy djemë: Shabanin dhe Fehmiun.

Ky rast goditi rëndë jo vetëm familjen Aliu por të gjithë fshatin Shamalluk dhe të gjithë rrethin.

Njëherit shtoj dmosdoshmërin e mobilizimit të vullnetarëve për mbrojtjen e kufirit-vendit.

Vlen të përmendet se rastet e tilla tragjike kishin ndodhur edhe në lokalitete të tjera.

Vrasja e Hysenit e goditi rëndë edhe Avdi Raçin jo vetëm se e kishte bashkëvendas por kishin frymëzim dhe ideal të përbashkët.

Ky rast Avdi Raçit i forcoj edhe më tepër patriotizmin dhe atdhedashurinë, i forcoj betimin e dhënë: se” Për të gjallë tonin, këmba e armikut nuk ka me shkelë kendej” dhe i qëndroj besnik deri në vdekje.

Organizimi vullnetar i shqipëtarëve për mbrojtjen e kufirit me qëllim të parandalimit të masakrave të mundshme nga ana e grupeve çetnike të cilët vazhdimisht kërcnonin dhe provokonin u bë kryesisht nga banorët e fshatrave të brezit kufitar dhe të tjerët që u erdhen në ndihmë. Në fshatin Shamalluk udhëheqjen e këtij organizimi e mori Avdi Raçi. Meqë kjo vijë kuftare ishte tepër strategjike, Avdiut iu bashkuan edhe shumë vullnetarë të fshatit dhe rrethit të cilët fromuan shtabin organizativ në përbërje nga Hajriz Hajdini nga fshati Bellopojë, Zeqir Raçi nga Obrança, Halil Fana nga Letanci, Rizah Softolli nga Lladovci, Qazim e Hashim Ajeti nga Morici, Ilaz Havolli e Rrahim A. Potera nga Llapashtica, Ramadan Maqastena, i njohur në popull si Ramë Maqastena me përvojë të madhe lufte si kaçak, Januz Shamalluku, pjesëmarrës i kuvendit të Popovës etj.

Shtabi i rojës ishte te vendi i quajtur Laku i kullës ku takohëshin shumë e shumë luftëtar nga të gjitha trevat e Llapit ndërsa oda e familjës Raçi ishte vend ushqimi dhe strehimi i vullnetarëve.

E veqant e gjithë kësaj historie ishte bashkëshortja e Avdiut, Zymja e cila ishte së bashku me Avdiun gjatë gjithë kohës si në aktivitete por edhe në mbrojtje të kufirit. Ajo jo vetëm që bënte ushqim për vullnetarët po shpesh e kapte edhe pushkën dhe së bashku me Avdiun ishte në Kufi.

Kjo gjendje zgjati me vite apo me konkretisht deri në fillim të muajit nëntor të vitit 1944. Në fillim të muajit nëntor të vitit 1944 forcat bullgare ishin përqendruar për sulm në pozitat Përpellac-Merdare-Shamalluk-Kulla e Herticës.

Ishin këto pikat më strategjike të vijës kufitare ku edhe forcat vullnetare shqipëtare të mbrojtjes së kufirit ishin mire të pozicionuara dhe qëndronin stoikisht të paluhatshëm.

Aty zhvillohej luftë e hapur frontale disa kilometërshe për cdo cep, për çdo pllëmbë toke, për çdo pozicion. Pas disa përpjekeve të dështuara për të dërpërtuar në Kosovë, ofensiva ushtarake bullgare e ndihmuar nga forcat serbe u intensifikua, ata tani mobilizuan forca të reja dhe armatim të rëndë duke i granatuar pozicionet e vijës mbrojtëse të vullnetarëve.

Avdi D. Raçi shquhej për shkathësi luftarake. Përdorte nje palë turbi shumë të mira, me të cilat kontrollonte terenin për rreth dhe lëvizjet armike. Në fillim të muajit nëntor (nuk është e njohur data) e vitit 1944 gjatë patrollimit të pozicionëve mbrojtëse dhe vëzhgimit Avdiu në një shtëpi serbe afër fshatit Boroc vrenë lëvizje të njerëzëve të uniformuar. Vëndosën t ì sulmojnë. Këtë përgjegjësi e merr Avdi Raçi, Rizah Softolli, dhe Halil Fana ndërsa në prapavi grupi tjetër Rizah Kaçanolli, Sejdi Raçi, Rama Ajet Muçolli i cili plagosët rëndë dhe të tjerë.

Pas hartimit të planit të sulmit në mënyrë të rrufeshme dhe të befasishme arrijnë të sulmojnë shtëpinë. Në hyrje të shtëpisë Avdiu i pari takon ushtarin bullgar me të cilin të dy në të njejten kohë shkrepin armët, por duke iu falenderuar shkathtësive fizike, Avdiu arrin ti  shmanget plumbit të armikut, ndërsa, pushka e Avdiut godet për vdekje ushtarin bullgar. Me shpejtësi arrijnë të hyjnë mbrenda dhe eleminojnë ushtarët bullgar disa prej të cilëve ishin në radiolidhje me komandën. Pas eleminimit të ushtarëve marrin armatimin, monicionin dhe aparatin e radiolidhjes dhe në atë moment ndalën të shtënat e topit që u sillte dëme të konsiderushme  pozicionëve mbrojtëse. Vendosin të kthehën mbrapa ne drejtim të shtëpisë. Në dalje nga shtëpia takojnë edhe një ushtar bullgar i cili kishte qenë në roje të shtëpisë të cilin Avdiu e godet me shpejtësi për vdekje. Çka është interesante ai ushtari i drejtohët me shprehjën “Aman vëlla”  por në të njejtën kohë kërset pushka vdekjeprurse. Nuk dihet kush ka qenë dhe si ka ardh në uniforme të ushtrisë bullgare aty.

Në kthim e sipër në një fushë (arë) pak metra pa hy në mal, ushtarët bullgar gjuajn me breshëri armësh me që rast Avdi Raçi goditet për vdekje. Pas një lufte të ashpër në mes të grupit të vullnetarëve shqipëtar dhe ushtrisë bullgare, bullgarët tërhiqen në tërsi duke lënë disa të vdekur. Bashkëluftëtarët e tërheqin trupin e pajetë të Avdiut tek i cili gjejnë aparatin e radiolidhjes, ne gjep një harmonikë të vogël të gojës qe jau kishte marr ushtarëve bullgar me qëllim të ja sjell djalit të vetem Sadikut, që aq shumë e dashti.

Në mbrëmje varrosët në varrezat e fshatit Shamalluk, aty ku edhe sot prehën eshtrat e tij duke lënë në përjetësi vepren e trimërisë, guximit dhe atdhedashurisë që do të kujtohën ndër breza.

Përveq veprës ai ka lënë pas edhe vllëzërit, bashkëshorten dhe tre fëmijë, Fazilen 9 vjeç, Sadiku 7 vjeç dhe Xhemilen 5 vjeç.

Tani familja Raçi është rritur, jetojnë në Podujevë e disa prej tyre në Evropë.

Historik i shkruar nga Raif Muçolli