Lokale - eSIMy

KEDS-i ka njoftuar se nesër disa vende të Podujevës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

Njoftimi i plotë:

TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) nga ora 10:00 deri 14:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Evitim rreziku, demontimi i shtyllës së tensionit të mesëm.

Nga TS 220/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Bajqinë-Pollatë (kodi: 14000014) nga ora 11:00 deri 15:00.

Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kerpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Breze,Tërnavicë, Murgull, Zakut, Metehi dhe Dobërdol.

Arsyeja: Energjizimi i transformatorit energjetik Bajqinë –Sogojevët.