KEDS ka njoftuar se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa zona të Llapit (30 gusht), do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan Llapi.info.
Me anë të një komunikate për media, KEDS ka bërë të ditura zonat dhe orarin e ndërprerjeve.
“Nga TS 220/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Bajqinë-Pollatë (ish FAN- “Zahir Pajaziti) (kodi: 14000014) prej 10:00 – 15:00.
Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajçinë, Kërpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërrnavicë, Murgull, Zakutë, Metehi, Dobërdol.
Arsyeja: Mirembajtje preventive”, ka njoftuar KEDS-i./LLapi.info






