KEDS-i ka njoftuar se nesër disa vende të Podujevës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

Njoftimi i plotë:

Nga NS 35/10 [kV] Koliqi do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Sharban (kodi: 14016003) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngim i përçueseve, ndërrimi i transformatorit energjetik dhe rritja e kapaciteteve transformuese.

Nga TS 220/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Bajqinë-Pollate (kodi: 14000014) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:40 dhe nga ora 13:20 deri 14:00.

Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kerpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull, Zakut, Metehi dhe Dobërdol.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

TS 220/10 kV Podujeva: Nga Dalja 10 kV Bajqinë-Pollate do të ndërprehen:

TS 10/0.4 kV Zhiti 2 me kod 14000014181 nga ora 10:00 deri ora 14:00

TS 10/0.4 kV Sylevicë me kod 14000014182 nga ora 10:00 deri ora 14:00

Vendet: Zhiti 2 dhe Sylevicë.

Arsyeja: Evitim rreziku, demontimi i shtyllave të tensionit të mesëm.