Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) prej orës 09:00- 16:00.

Vendet: Sekiraça, Poteret, Qershiat, Kamerollët, Sekiraça 1, Sekiraça 2, Sekiraça 3, Kunushec 1 dhe 2. Burice, Gllamnik, Llapashticë e Ulët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Orllani (kodi: 14015002) prej orës 10:00 -15:00.

Vendet: Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2,Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërimi i izolatorëveve dhe shtyllave , shtrëngimi i përçuesëve.

Nga NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Podujeva 5 (kodi: 14000005) nga ora 09:00 deri 13:00

Vendet: Qyteti një pjesë, Polonica, Lagjja Hoxheviq, Ballovci

Arsyeja: Punet qe duhet te kryhen sipas PEE dhe Projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni I pranimeve teknike”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info