Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me shtetet anëtare në lidhje me liberalizimin e vizave për kosovarët, raporton Ekonomia Online.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për programin e parë financiar vjetor IPA III, Bislimi tha se janë duke i adresuar brengat që i kanë shtetet anëtare.

Zëvendëskryeministri Bislimi në këtë konferencë për media nuk u përgjigj në pyetjet tjera që nuk kanë të bëjnë me programin IPA

“Ne kemi bashkëpunim me secilën Qeveri nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jemi duke e adresuar çfarëdo brenge sa i përket procesit të liberalizimit të vizave Ne kemi bashkëpunim me secilën Qeveri nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jemi duke e adresuar çfarëdo brenge sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe jemi shumë konfident që kjo çështje shumë shpejt do të gjejë zgjidhje”, tha Bislimi.