Kolona të gjata janë krijuar në pikë kalimin kufitar në Merdar, edhe gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të shtune, shkruan Llapi.info.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, e cila bën pjesë në Ministrinë e Brendshme e Kosovës, kolonat për të dalë nga Kosova kanë arritur në dy kilometra. Këto statistika janë të orës 20:00.

Sipas QMK-së, dy kilometra ka kolona edhe për të hyrë përmes kësaj pike kufitare.

Aktualisht për të hyrë, mërgimtarët po presin 200 deri në 220 minuta, kurse për të dalë, pritjet arrijnë deri në 300 minuta (pesë orë).

Për dallim nga kjo, pikat tjera kufitare janë më pak të ngarkuara./Llapi.info