Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se pasnesër (20 korrik), do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Llausha (kodi 14000013) prej orës 09:00 – 14:00.

Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakutë, Kërpimeh, Metehi, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull.

Arsyeja: Revizion i daljes.

Nga NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) nga ora 09:00 – 16:00.

Vendet: Fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info