Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

Njoftimi i KEDS-it, pa ndërhyrje: 

Nga TS 220/10  kV  Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Bajqinë – Pollatë(ish FAN- “Zahir Pajaziti) (kodi: 14000014) prej  10:00 deri në 15:00.

Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kerpimeh, Repë, Pollatë, Dvorisht, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull, Zakut, Metehi dhe Doberdol.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.

TS 220/35/10 kV Podujeve  do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës    09:00 deri në ora  14:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

NS 35/10kV Koliqi (kodi 140160) dhe NS 35/10kV Batllava (kodi 140150),  pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 00:01 deri në ora 00:30.

Vendet: TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë,  TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë), Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti dhe MAP Burgu i Sigurisë së Lartë.

Arsyeja: Kthimi i furnizimit me LP 35kV Podujevë – Koliq.