Screenshot
Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit” në fshatin Qafë Mollë, ku 3 autmomjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ëpr pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari Eugen Bardhoku.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë, ku mjetet e rënda drejtoheshin nga Nexhmedin Isufi dhe Vllaznim Gashi.

Menjëherë pas aksidentit Vllazmin Gashi u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus