Një shtyllë elektrike është shkëputur nga toka që nga 8 dhjetori dhe po qëndron në ajër në lagjen Sofali të Prishtinës.
Kjo po bën që banorët e kësaj pjese të ndjehen të rrezikuar, derisa më së shumti frikë kanë për të vegjlit pasi që këta e frekuentojnë më së shumti ketë pjesë.
Nga KEDS pranuan se janë në dijeni për rastin, por thanë se ekipet e tyre janë penguar për ndërrimin e shtyllës elektrike nga një konsumator.
Ata, në një përgjigje për Klan Kosova treguan se iu duhet të kërkojnë ndihmë nga organet e rendit për sanimin e problemit.






