Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq është shtyrë për të hënën.
Raportimi ishte paraparë të mbahej sot.
Por fillimisht PDK, AAK dhe NISMA lëshuan mbledhjen, pasi kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla, kërkoi që të votohet nëse ajo duhet të jetë e mbyllur apo jo.
Pas këtij veprimi raportimi i katër policëve u shty për orën 10:20, por sërish anëtarët e Komisionit dështuan të mirren vesh dhe mbledhja përfundimisht u shty për të hënën.






