Zgjedhjet janë afruar dhe realizimi apo zvarritjet e projekteve për përfundim në këtë vit zgjedhor po vazhdon.
I pari i Podujevës Agim Veliu sot ka dalur në teren me ç’rast ka vizituar fshatin Katunishtë ku po shtrohet një trotuar prej 1.5 kilometrave.
Sipas Veliut, realizimi i këtij projekti mundëson qarkullimin më të lehtë dhe më të sigurt të qytetarëve të këtij fshati, në veçanti nxënësve dëri në shkollë.
Para disa ditësh, pas raportimit në media për gjendjen e keqe të trotuarit në fshatin Bajqinë, Veliu kishte ndërmarrë masa ku për 2 ditë u kishte shtruar trotuarin.
Në “Zyrën e Ankesave” në RTV Dukagjini ku fillimisht ishte paraqitur ai problem nga banorët e atij fshati, gjatë emisionit ishte mësuar se për 2 ditë ishte përfunduar trotuari ku vetë prezantuesi ishte shprehur i çuditur./Llapi.info/
Foto: Katunishtë






