Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, kanë përcjellur nga afër dinamikën e punimeve në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatin Katunishtë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në këtë fshat, përfshin lagjet “Kastrati”, “Bryma” , “Idrizi” dhe do të vazhdojë në lagjen “Kulla”.
Deri më tani janë shtrirë rreth 3.2 km rrjet i kanalizimit në këto lagje.






