Lokale - eSIMy

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra kombëtare për menaxhim të kufirit pika kufitare në Merdarë po përballet me fluks të madh në dalje: pritje deri në dy orë dhe kolonë prej 800 metrash. Hyrja është 3-5 minuta.

Në Dheun e Bardhë, pritja në dalje është 40 minuta, me kolonë prej 100 metrash, ndërsa hyrja zgjat 3-5 minuta.

Në Jarinjë, hyrja ka pritje nga 10-15 minuta, dalja është e lirë (3-5 minuta).

Në Bërnjak, qarkullimi është i qetë në të dy drejtimet, pa kolona.