Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka shtënë me armë ndaj një gruaje me ç’rast e ka lënduar në dorë.

Sic bën të ditur, Policia e Kosovës, në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një revole, derisa i njëjti ëstë dërguar për mbajtje.

“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i njëjti ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ia ka dëmtuar gishtin e dorës. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin amerikan. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.